AKTUALITET /

E rëndë në Portin e Durrësit/ 24- vjeçarin nga Azerbajxhani e zë korrenti gjatë punës në anijen 'Kyebele'

Burime bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, me profesion elektriçist nga Azerbaijani dhe pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”.

Shkruar nga Versus
E rëndë në Portin e Durrësit/ 24- vjeçarin nga
Foto ilustruese

Një 24- vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord në portin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, me profesion elektriçist nga Azerbaijani dhe pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”.

Anija ishte e akostuar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë. 24- vjeçarit i është dhënë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte.

Poll