AKTUALITET /

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, të rinjtë dalin në protestë: Kërkojmë siguri!

Shkruar nga Versus

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, të rinjtë dalin në

Disa të rinj u mblodhën ditën e sotme në qendër të Bulqizës për të zhvilluar një protestë për bashkëmoshatarin e tyre, Erjon Boba i cili humbi jetën tragjikisht në 5 dhjetor, pasi u qëllua me thikë nga një 14 vjeçar në Durrës. Me pankarta në duar ata bënë thirrje për më shumë siguri në shkolla dhe kujdes për problemet që prekin rininë.

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, të rinjtë dalin në

“Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” tha një prej pjesëmarrësve duke bërë thirrje për të gjithë që të reflektojnë në parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

“Kërkojmë më shumë masa konkrete nga institucionet arsimore, ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe krijimin e hapësirave të sigurta ku të rinjtë mund të shprehen lirisht dhe të kërkojnë ndihmë”, thanë ata.

 Të rinjtë shprehën ngushëllime për familjen e Erjon Bobës dhe apeluan që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Barie Boba, e afërme e familjes së viktimës, bëri thirrje për më shumë edukim, kujdes dhe vëmendje ndaj parandalimit të situatave të rrezikshme, si nga ana e prindërve ashtu edhe nga institucionet arsimore.

Poll