Një letër e hapur nga gjyshja e 15-vjeçarit Erion Boba, i cili ndërroi jetë dje në QSUT pas një sulmi me thikë nga bashkëmoshatari i tij në qytetin e Durrësit, ka tronditur opinionin publik.
Në letrën e saj,dërguar gazetares Klodjana Lalaj gjyshja shpreh dhimbjen e madhe dhe zemërimin ndaj sistemit, duke thënë se nipi i saj “u vra dy herë — njëherë nga vrasësi dhe njëherë nga shteti”.
Ajo shpreh pakënaqësinë për mungesën e reagimit nga policia, mediat dhe psikologët për të afërmit, dhe akuzon pushtetarët se po “vrasin të rinjtë tanë” duke mos adresuar problemet e rrezikshmërisë në shkolla.
Letra e gjyshes së Erionit
Ai u vra dy herë!
Një herë nga vrasësi dhe një herë nga shteti
Asnjë reagim as nga policia,as nga media,as psikolog për të afërmit,jemi në një dhimbje që nuk po kemi më zemër ta mbajmë…kam ditë që përpiqem ta bëj mediatike të vërë dorë shteti apo dikush tjetër dhe të gjithë u vonuan,të gjithë panë një tjetër gjë më të rendesishme (politikën që po vret të rinjtë tanë)
O moj Shqipni, e mjera Shqipni…
Unë jam poete dhe po mbaj zemrën me dorë, po lutem të kemi tjerët…por më ka shkuar frika në palcë…kur do ndalojnë këto dhimbje, këto plagë për Shqipërinë tonë, për ne nënat që na dridhen këmbët…ku është ligji?
Pse dalin fajtorët nga burgu pas dy vjetësh?
Pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie, jo për “gjinitë”.
Pushtetarët po vrasin kombin shqiptar…dhe unë këtë do ta them në çdo ditë timen, në çdo shkrim e varg…unë nuk do mundet askush të më ndalojë derisa të mos vriten më fëmijë në kombin tim. Jemi bërë me trauma…edhe media ka fajet e veta…populli (Ne)nuk dimë më ku ta kërkojë të drejtën… gjithsesi më lër të tfalenderoj që mu përgjigje në telefon dhe me mesazhe…fati i Erionit tonë paska qenë bota e përtejme, sepse në këtë botë paska kriminela kudo.
15 vjeçari Erion Boba ndërroi jetë ditën e djeshme ndërsa qëndroi 10 ditë në koma në sipitalin“Nënë Tereza”. 15 vjeçari u godit me thikë në zemër pas një konflikti verbal me një 14 vjeçar në ambientet e shkollës, më pas konflikti vijoi në rrugë ku u përdor thika.
Sherri mes të miturve nisi për një koment në rrjetet sociale./Versus.al
