AKTUALITET /

Shokët e klasës vendosin lule në bankën e 15-vjeçarit që u vra me thikë

Shkruar nga Versus

Shokët e klasës vendosin lule në bankën e 15-vjeçarit

Ditën e sotme, nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë vendosën lule në bankën e ku ka qëndruar Erjon Boba, 15 vjeçari i cili humbi jetën në spital për shkak të goditjeve me thikë që mori nga një 14 vjeçar.

Erjon Boba ka qenë nxënës në këtë shkollë deri në klasën e gjashtë. Në shenjë respekti dhe zie nxënësit, mësuesit dhe drejtoria vendosën lule në vendin ku ai ka ndjekur mësimin.

Mësuesit dhe shokët e klasës treguan se Erjoni ka qenë nxënës i sjellshëm dhe shumë i mirë.

“Kur morëm lajmin, nuk na besohej. Ishte një fëmijë i qetë dhe i dashur," treguan ata me dhimbje./Versus.al

Shokët e klasës vendosin lule në bankën e 15-vjeçarit
Erjon Boba
Poll