
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka sulmuar një vajzë katërvjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se qeni është pa pronar dhe ka qenë duke lëvizur i lirë në zonë në momentin e incidentit.
E mitura ka qenë duke ecur me gjyshen e saj kur është sulmuar nga qeni, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës.
Menjëherë pas ngjarjes, vajza është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, qeni është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u transferuar në një qendër të posaçme për trajtimin dhe kujdesin e kafshëve./Versus.al

