AKTUALITET /

“E rregullova të katërtin”/ Mesazhi në SkyECC i Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

Sipas SPAK-ut, Sabah Nuzi ka ekzekutuar Klevis Lleshin në vitin 2020 kundrejt një shpërblimi prej 50 mijë eurosh, për llogari të Aurel Hoxhës, i njohur gjithashtu me nofkën Kolaveri. Hoxha dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Klevis Lleshit për t'u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij, Agim Hoxha, i cili ishte ekzekutuar dhe më pas djegur në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi, kushëriri i viktimës.

Shkruar nga Versus

“E rregullova të katërtin”/ Mesazhi në SkyECC i Aurel

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, është njohur në gjykatën e Posaçme me masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai u arrestua pas hetimeve intensive të SPAK-ut (Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion), që përfshijnë komunikimet e tij në aplikacionin Sky ECC, i cili ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes tragjike.

Sipas avokatit të Nuzit, Elton Hysenaj, gjatë seancës me dyer të mbyllura, klienti i tij mohoi të kishte ndonjë lidhje me vrasjen dhe kërkoi pavlefshmërinë e komunikimeve të tij në aplikacionin Sky ECC. Ky kërkesë lidhet me faktin se SPAK pretendohet të ketë përdorur këto komunikime për të hedhur dritë mbi krimin, i cili dyshohet të ketë pasur motive gjakmarrje.

Sipas SPAK-ut, Sabah Nuzi ka ekzekutuar Klevis Lleshin në vitin 2020 kundrejt një shpërblimi prej 50 mijë eurosh, për llogari të Aurel Hoxhës, i njohur gjithashtu me nofkën Kolaveri. Hoxha dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Klevis Lleshit për t'u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij, Agim Hoxha, i cili ishte ekzekutuar dhe më pas djegur në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi, kushëriri i viktimës.

Një moment kyç në hetime ka qenë komunikimi i Aurel Hoxhës në Sky ECC, ku ai shprehet se “i rregullova të 4-ërt”, që dyshohet të bëjë fjalë për viktimën e katërt në familjen Lleshi. Para Klevis Lleshit, ishin vrarë Xhavit dhe Hajredin Lleshi, ndërsa Artan Lleshi është ende i zhdukur.

Në lidhje me këtë ngjarje, Samet Loka, pjesëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, është lënë në masën e arrestit në shtëpi. Loka akuzohet për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Kreu i grupit, Aurel Hoxha, është shpallur në arrati, ndërsa Sajmir Kolaveri, dyshohet për rolin e ndërmjetësit mes Hoxhës dhe ekzekutorit të vrasjes, është arrestuar në Itali dhe pritet të ekstradohet për t'u gjykuar në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, SPAK vijon hetimet për të zbardhur një seri vrasjesh të tjera në familjen Lleshi, përfshirë vrasjen e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku ai ndodhej duke vuajtur dënimin për vrasjen e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe.

Aurel Hoxha është gjithashtu nën dyshimin për trafikimin e kokainës dhe pastrim parash, dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të tjera detaje të aktivitetit të tij kriminal.

 

Poll