AKTUALITET /

E shoqëruar nga shoferi, Ajola Xoxa shkon në SPAK për masën “detyrim paraqitje”

Shkruar nga Versus
E shoqëruar nga shoferi, Ajola Xoxa shkon në SPAK për masën
Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO.

E shoqëruar nga shoferi, Xoxa u fut në ambientet e SPAK pa folur para gazetarëve, ashtu si në paraqitjet e mëparshme të saj.

Ndaj Xoxës dhe Veliajt po kryhen hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në dhjetor të vitit të kaluar agjentët e BKH zbarkuan në banesën e Xoxës dhe ambientet e qendrës së saj “Harabeli” ku sekuestruan celularin e saj dhe disa dokumente. Më pas më 10 shkurt të këtij viti, u arrestua kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndaj të cilit rëndojnë akuzat për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.

Më 5 maj, SPAK i komunikoi Xoxës një akuzë të re për veprën penale “fshehja e të ardhurave” duke bërë që ndaj saj të rëndojnë tashmë 4 akuza, përveç atyre të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Versus.al

Poll