AKTUALITET /

E trishtë në Elbasan! 32 vjeçari që kujdesej për 200 qen endacakë, ndërron jetë në kasollen ku jetonte

Lajmin e bëri të ditur miku i tij, Renaldo Morava, nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus
E trishtë në Elbasan! 32 vjeçari që kujdesej për 200
Fredi duke u kujdesur për qentë e tij

Një humbje e madhe për komunitetin e kafshëve në Elbasan. Fred, një nga vullnetarët më të përulur dhe më humanë, u nda papritur nga jeta në kasollen ku kujdesej për qentë që mbante nga shiu dhe tërmetet e fatit.

Lajmin e bëri të ditur miku i tij, Renaldo Morava, nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale.

Morava e përshkruan mikun e tij si një njeri me përkushtim të  jashtëzakonshëm ndaj kafshëve.

Fred nuk kishte rrjete sociale, nuk kërkonte lavdërime dhe kurrë nuk ofendonte apo kërcënonte ndonjë vullnetar tjetër.

Ai ishte një shembull i vërtetë humanizmi, i harruar gjatë jetës së tij nga shumëkush.

Vera Nallban, e cila prej vitesh kujdeset për rreth 200 qen në Elbasan, u përkujdes që Fredi të varrosej me shpenzimet e saj personale. 

''Ai nuk kishte askënd tjetër, unë dhe qenushët ishim familja e tij,” shkroi me lot në sy bashkëpunëtorja e tij, Vera, e cila sot ka mbetur e vetme me qindra kafshë në nevojë. /Versus.al

Tags:

fredi elbasan

Poll