AKTUALITET /

E trishtë/ U ndje keq ndërsa po punonte me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, specialisti i trafikut Ilir Budlla humb jetën në krye të detyrës

Burime nga policia bëjnë me dije se ai u ndje keq ndërsa po punonte me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe pësoi një arrest kardiak, duke u ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Shkruar nga Versus

E trishtë/ U ndje keq ndërsa po punonte me shërbimet e

Ilir Budlla, specialist trafiku me një karrierë 33-vjeçare në Policinë e Shtetit, ka ndërruar jetë këtë të enjte gjatë ushtrimit të detyrës në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai u ndje keq ndërsa po punonte me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe pësoi një arrest kardiak, duke u ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i shprehu ngushëllimet familjes së Budllës, duke theksuar se humbja e tij është një dhimbje e madhe për kolegët dhe gjithë institucionin.

Në ceremoninë e fundit, Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, së bashku me drejtorët e departamenteve Neritan Nallbati dhe Dhimitraq Ziu, vendosën kurora dhe i dorëzuan familjarëve Certifikatën e Karrierës, duke nderuar përkushtimin dhe integritetin e Budllës gjatë mbi tre dekadash shërbimi.

Ilir Budlla do të kujtohet si një punonjës korrekt, i përkushtuar dhe me devotshmëri ndaj qytetarëve dhe ligjit, duke lënë një trashëgimi të vyer në Policinë e Shtetit.

Poll