
Disa muaj pas ngjarjes së ndodhur në Rinas ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, familjarët e këtij të fundit janë përfshirë në përplasje me njëri tjetrin për shkak të pronave.
Mësohet se Shemsi Shaljani, vëllai i Muçi Shaljanit është vënë në pranga nën dyshimin për dhunë në familje. Më 16 mars ndaj tij u caktua “arrest me burg” pasi dyshohet se ka dhunuar të vejën e vëllait të vrarë.
Më 13 mars, gruaja e të ndjerit Muçi Shaljani u paraqit në polici ku bëri një kallëzim duke pretenduar se pas vdekjes së bashkëshortit të saj, vëllezërit e tij ngritën pretendime për objektin katër katësh ku ata jetojnë në rrugën “Spiro Deda” si dhe dy ambienteve bark kafe që janë administruar nga i ndjeri. Në polici, ajo shprehej se Denis Morina, vëllai nga ana e nënës i Muçi Shaljanit, i kishte marrë çelësin e shtëpisë. Policia thorri në polici Denis Morinën, vëllain e Muçi Shaljanit dhe mes palëve është arritur marrëveshje dhe i është dorëzuar çelësi 40-vjecares, ndërsa lidhur me pretendimet që mund të kishin palët për pronësinë e godinës janë orientuar që t’i drejtoheshin gjykatës.
Vetëm një ditë më vonë, bashkëshortja e Shaljanit u paraqit sërish në komisariat ku depozitoi kallëzimin për dhunë nga kunati i saj Shemsi Shaljani, duke pretenduar se ky i fundit ka goditur me grushte derën e banesës dhe i ka kërkuar të largohet nga prona së bashku me fëmijët e saj. Gjithashtu në kallëzim ajo pretendoi se ishte kallëzuar me jetë. Versus.al


