AKTUALITET /

“Efektivë në çdo shkollë”, nesër nis viti i ri shkollor, policia plan masash për sigurinë

Para publikimit të masave të ndërmarra, policia njofton se është bërë edhe analizimi i ngjarjeve kriminale në vend.

Shkruar nga Versus

“Efektivë në çdo shkollë”, nesër nis viti

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të ndërmarra për mbarëvajtjen vitit shkollor 2024-2025 që nis nesër. Në paketën e sigurisë janë caktuar detyra të detajuara për efektivët e policisë.

Në ambientet e jashtme dhe në afërsi të shkollave do të ketë ndihmës specialist e patrulla policie të cilët nga e hëna do të monitorojnë mbarëvajtjen e proceseve mësimore dhe do të kenë detyrë parandalimin e ngjarjeve të mundshme të kundraligjshme.

Gjithashtu një vëmendje do t’i kushtohet edhe menaxhimit të trafikut që mendohet të jetë edhe më i madh me nisjen e vitit shkollor pasi prindërit shoqërojnë fëmijët e tyre me makina në shkolla.

"Me fillimin e vitit të ri shkollor, Ndihmës Specialistët në zona do të kenë kontakt të përditshëm me oficerët e sigurisë dhe drejtuesit e shkollave. Edhe Patrullat e Përgjithshme do të jenë të pranishme sipas juridiksionit të tyre.

Policia Rrugore do të ketë një prani të shtuar në akset rrugore, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen pranë rrugëve kryesore, si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor. Do të kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe rigoroze për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të nxënësve."- thuhet në njoftimin e policisë.

Nesër 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës ndërsa viti shkollor nis për 350 mijë nxënës në total. Versus.al

Poll