
Një 45 vjeçar i identifikuar si Julian Ismailaj është arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operaiconit ‘’Përfshirja e shumëfishtë’’. fillimisht policia ka identifikuar një person me inicialet E.H i cili kishte kërcënuar një person me pistoletë lodër.
Gjatë momentit të kapjes së 36 vjeçarit, ai shoqërohej me 45 vjeçarin Ismailaj i cili sapo pa policinë u largua me shpejtësi me një automjet. Gjatë tentativës për t’u larguar, ka përplasur një prej makinave të policisë. Pas arrestimit të tij, u zbulua se ishte nën efektin e drogës.
45 vjeçari i arrestuar rezulton person i përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta dhe dyshohej si autor në disa vjedhje. Gjatë kontrollit në makinën e tij u gjet kokainë, heroinë dhe një elektroshok. Verifikimet paraprake zbuluan se personazhi problematik që përplasi makinën e policisë ditën e djeshme ishte përfshirë në grabitjen e një servisi automjetesh me 2 persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërsa shoku i tij 36 vjeçar dhe personi që i dha makinën me qira, B.M, 51 vjeç, janë proceduar penalisht. Versus.al

