Lezhë- Pas publikimit të videos skandaloze ku efektivi i policisë Xhovano Tuci shfaqej duke konsumuar drogë të llojit kokainë, ka ardhur edhe reagimi nga drejtoria vendore e policisë.
Në reagim thuhet se Tuci është përjashtuar nga policia ndërsa përpara kësaj ka qenë nën masën disiplinore “shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, vendim i dhënë më 24 prill për shkak të sjelljes jo korrekte ndaj eprorëve dhe sepse nuk mbante uniformën në rregull.
Gjithashtu ndaj tij ka qenë duke u zhvilluar një hetim disiplinor për mungesën në punë. Komisioni i Apelimit më 25 korrik la në fuqi masën e përjashtimit nga policia që u mor si vendim më 3 korrik të këtij viti. Versus.al






