Personi në foto është Kristian Marku alias Kristi Bardhi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 14 janarit teksa udhëtonte me makinë në drejtim te Vlorës.
Burime për media bëjnë të ditur se viktima ishte babai i një fëmije të mitur.
Një ndër pistat kryesore të hetimit për ekzekutimin e 30 vjeçarit lidhet me hakmarrja shumë prej më shumë se dy dekadash mes fiseve Reçi e Bardhi në qytetin e Rrëshenit.
Viktima, i cili përdorte edhe emrin Kristian Bardhi, është nipi i Martin Bardhit i cili u eksekutua në Rrëshen në shtator të vitit 2023.
Deri më tani 4 persona nga Rrësheni, anëtarë të fisit Reçi janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje mbi atentatin e ndodhur. Ata po pyeten lidhur me përplasjen e mëhershme mes tyre dhe fisit Marku, ndërsa deri më tani, në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Novoselë të Vlorës./Versus.al








