
Shkodër- Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme pranë zonës së Zdrales në rrugën “Isuf Sokoli”. Viktima është 36 vjeçari Elis RroshokodolI.
Trupi i pajetë i tij u gjet brenda lokalit ku po pinte kafe, ndërsa dyshohet se qitja me pistoletë ka qenë nga një distancë e afërt me të. Autori ia ka mbathur nga vendngjarja, ndërkohë policia ka organizuar punën për kapjen e tij.
Në çantën që Roshkodoli kishte me vete, u gjet një pistoletë ma leje që dyshohet se i përkiste atij.
Rroshkodoli rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi më herët ishte arrestuar në Belgjikë për grabitje me dhunë ndërsa vitin e kaluar, u shpall në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen me thikë të pronarit të një klubi nate.
Nuk dihet ende arsyeja e ekzekutimit të rëndë, ndërkohë grupi hetimor po merret me këqyrjen e kamerave për identifikimin dhe kapjen e autorit. Versus.al







