AKTUALITET /

“Ekziston një dosje me prova për 21 janarin”/ Artan Hoxha: Prokurorit që po hetonte Berishën iu ofrua sheqer

Sipas gazetarit kjo dosje u mbyll pasi pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen.

Shkruar nga Versus

“Ekziston një dosje me prova për 21 janarin”/ Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se ekziston një dosje për 21 janarin, për të cilën mediat nuk kanë dijeni por që do të përfshihej në fashikujt e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas gazetarit kjo dosje u mbyll pasi pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen.

“Sot 21 janari, ata që hetojnë nuk kanë më hetim politik, kanë mbrojtje ligjore nuk i kërcënon më njëri

Ekziston një dosje hetimore që është marrë vetëm me prishjen e provave të 21 janarit. Këtu do të ketë zhvillime.
Prokurori që po hetonte e mblodhi prova që mund t’i nxirrnin probleme Berishës, kryeprokurori Adriatik Lala i ofroi një vend pune më të mirë prokurorit që merrej me çështjen, e emëroi si kryeprokur të Vlorës, i mori dosjen dhe ja mbyllën. Pra iu ofrua sheqer, i thanë ke një post më të mirë e hiq dorë nga kjo dosje.
Kjo është një dosje që ne nuk kemi dijeni por do ti bashkohet fashikullit të SPAK”, u shpreh Hoxha për emisionin ‘Kjo javë’

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: