Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka njoftuar për një sërë veprimesh të zhvilluara nga specialistët e saj, duke rezultuar në disa arrestime dhe referime për procedim penal.
Rikonstruksioni fatal në shkollë: Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, punonjësi Sh. M., 57 vjeç, dyshohet se ka rënë nga lartësia, duke humbur jetën.
Përndjekja e një të mituri: Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan E. B., 34 vjeç, i cili dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar një 17-vjeçar, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.
Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur: Xh. S., 58 vjeç, u arrestua pasi aksidentoi me automjet E. Gj., 43 vjeçe, këmbësore në aksin “Elbasan–Peqin”.
Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
B. R., 55 vjeç, u arrestua për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Dhuna në familje: Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori për Y. D., 53 vjeç, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme./Versus.al

