AKTUALITET /

Elbasani "i mbytur" nga djegia e mbetjeve të landfillit prej 4 ditësh, sot qytetarët ngrihen në protestë

Ditën e sotme është njoftuar një protestë të qytetarëve para bashkisë dhe prokurorisë së Elbasanit.

Shkruar nga Versus
Elbasani "i mbytur" nga djegia e mbetjeve të landfillit prej 4
Foto nga vendngjarja

Elbasan- Prej të martës, landfilli që trajton mbetjet e 7 bashkive është përfshirë nga flakët që dyshohet të jenë të qëllimshme.

I gjithë qyteti, po përjeton ndotje katastrofale mjedisore teksa tymi është përhapur në shumë zona duke e bërë të vështirë jetesën për qytetarët.

Tashmë zjarri në fushën e mbetjeve është në ditën e katërt, mësohet se flakët kanë depërtuar deri në thellësi të mbetjeve dhe për këtë arsye nuk është arritur të fiken nga shërbimi zjarrfikës.

Sot është paralajmëruar edhe një protestë e qytetarëve para prokurorisë dhe bashkisë së Elbasanit që nuk kanë bërë asnjë reagim për situatën alarmante. Versus.al

Poll