POLITIKË /

"Dështim spektakolar i inceneratorit", deputetja flet për djegien e mbetjeve në Elbasan, Spiropali e ndërpret: S'është rend dite

Shkruar nga Versus

"Dështim spektakolar i inceneratorit", deputetja flet për

Në nisje të seancës së sotme e cila është e fundit për këtë legjislaturë parlamentare, deputetja demokrate Zheni Gjergji mori fjalën për të folur lidhur me katastrofën mjedisore që po ndodh në Elbasan prej tre ditësh ku tymi i zi ka mbuluar gjithë qytetin si pasojë e djegies së mbetjeve urbane.

Gjergji tha se kjo ishte pasojë e dështimit të inceneratorit të Elbasanit për të cilin tha se pavarësisht shpenzimit të 27 milionë eurove, nuk është vënë në punë.

“E mora fjalën për procedurë për të ngritur një problem shumë alarmant që po ndodh në Elbasan. Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është një alarm i fortëpër gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë direkte e dështimit spektakolar të projektit të inceneratorit, investim prej 27 milionë eurosh që nuk ka funksionuar asnjë herë siç duhet”- u shpreh Gjergji.

Teksa deputetja fliste për këtë problem, pati ndërhyrje nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila i ndërpreu fjalën duke i kërkuar që të mos shfrytëzonte kohën që kishte për të folur për procedurë për një çështje që nuk është në rendin e ditës.

“Zonja Gjergji kjo nuk është për procedurë, dua mirëkuptimin tuaj të vijojmë me rendin e ditës. Keni të drejtën tuaj të flisni, por gjatë fjalës për rendin e ditës, mos abuzoni me procedurën’- tha Spiropali. Versus.al

Poll