AKTUALITET /

EMRAT/ Aksion në Fushë-Kuqe, arrestohen 2 'ushtarët' e Ervis Martinajt! Kontrolle edhe tek Bajrat në Dobraç

Të arrestuarit ishin persona të shpalluir në kërkim nga SPAK.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Aksion në Fushë-Kuqe, arrestohen 2 'ushtarët' e
Biznesmeni i zhdukur, Ervis Martinaj

Forcat Operacionale kanë zhvilluar një aksion në Fushë Kuqe të Kurbinit dhe Dobraç të Shkodrës, dy zona të cilat njihen për kontigjentët kriminalë.

Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 2 persona, konkretisht Fred Xhixha dhe Elvin Merlika, pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt, biznesmenit të zhdukur prej 2022. Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim me urdhër të SPAK. 

Ndërkohë gjatë aksionit janë sekuestruar edhe armë zjarri gjatë kontrolleve në Dobraç, zonë që njihet si terreni ku operon grupi kriminal i Bajrajve. Versus.al

Poll