AKTUALITET /

EMRAT/ E pësojnë 5 efektivë të rrugores në Elbasan, merrnin rryshfet për të lejuar shkeljet

Pesë efektivët e Rrugores akuzohen se gjatë ushtrimit të detyrës kanë kryer veprimtari të paligjshme, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, duke përfituar në këmbim shuma të ndryshme monetare.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ E pësojnë 5 efektivë të rrugores në Elbasan,

Dy efektivë të pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe tre të tjerë në “arrest shtëpie”. Këto janë masat e sigurisë që Prokuroria e Elbasanit kërkoi dhe gjykata vendosi për 5 policë, ndaj të cilëve është regjistruar një procedim mbi bazën e informacionit të referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të rajonit Korçë-Elbasan.

Pesë efektivët e Rrugores akuzohen se gjatë ushtrimit të detyrës kanë kryer veprimtari të paligjshme, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, duke përfituar në këmbim shuma të ndryshme monetare.

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe caktoi masat e sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:

Caktimin ndaj shtetasit nën hetim Endri Hazizi masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.

Caktimin  ndaj shtetasit Aurel Tahiri masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit Xhevahir Stërmugu, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a  të Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit Eraldi Koprencka, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit Nertil Xhemalaj masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

AMP dhe prokuroria e Elbasanit po vijojnë hetimet për dosjen në fjalë pasi dyshohet se të tjerë persona janë përfshirë në veprimtari të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: