AKTUALITET /

I premtoi apartament, i mori paratë dhe e kërcënoi: 36-vjeçari nën hetim në Tiranë

Dyshohet se i mori para një gruaje 39-vjeçare dhe e kërcënoi kur ajo kërkoi kthimin e shumës

Shkruar nga Versus

I premtoi apartament, i mori paratë dhe e kërcënoi:

Një 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.P., është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar një grua 39-vjeçare duke i premtuar blerjen e një apartamenti.

Sipas hetimeve paraprake, 36-vjeçari i ka marrë viktimës shuma parash përmes mashtrimit, ndërsa më pas, kur ajo ka kërkuar kthimin e parave, ai e ka kanosur.

Materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Poll