Tiranë- Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se furnizonin me drogë rrjetin e shpërndarësve të kokainës në disa zona të kryeqytetit. Në pranga kanë rënë Braild Aga dhe Ronaldo Spahiu të dy 27 vjeçarë, banues në Tiranë.
Aga e Spahiu po lëviznin me automjet në aksin rrugor "Ura e Beshirit-Pezë" ku u kapën me 1 kg e 234 gramë kokainë të cilën do e shisnin tek persona të tjerë dhe këta të fundit më pas e shpërndanin me doza në kryeqytet.
Ndërkohë që po veprohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë, mësohet se për finalizimin e këtij operacioni janë kryer 3 muaj përgjime nga antidroga. Dy të rinjtë e kishin bazën e veprimtarisë së tyre në Pezë. Versus.al