Policia e Elbasanit ka shoqëruar 12 persona për protestën në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Të ndaluar janë Albi Bylykbashi, Aurel Bylykbashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi, Enver Lamçe, Hamza Lamçe, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bicja dhe Edi Pojani.
Aurel Bylykbashi është ish-kryetari i PD-së së Elbasanit dhe ish-deputet.
Protesta e sotme e opozitës zgjati tre orë, ashtu siç ishte paralajmëruar dhe ishte e fokusuar në 6 akset kryesore të Shqipërisë, rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, rrethrrotullimi i Milotit, Levani në Fier, Bishti i Zhurit në Rrogozhinë dhe mbikalimi i Kthesës së Kamzës.
Protesta e nisur në orën 17:00 u mbyll e qetë dhe pa probleme. Duhen evidentuar vetëm tre momente kur pati një përplasje mes qytetarëve dhe policisë.








