AKTUALITET /

EMRAT/ Porositësi në kërkim, zbulohet grupi që rrëmbeu dhe vr*u Klevis Lleshin 5 vite më parë

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Porositësi në kërkim, zbulohet grupi që rrëmbeu
I ndjeri, Klevis Lleshi

Policia ka arritur të arrestojë Sabah Nuzin, 31 vjeç dhe Samet Lokën 31 vjeç, të dy të akuzuar për disa vepra penale: vrajse për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, grup i strukturuar kriminal.

Ata akuzohen se kanë qenë pjesë e rrëmbimit dhe vrasjes së 21 vjeçarit Klevis Lleshit në vitin 2020, i riu i cili u gjet i vrarë dy vite më vonë.

Ndërkohë për të njëjtat vepra penale, janë shpallur në kërkim Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç i dyshuar edhe si porositësi dhe organizatori i vrasjes si dhe Samir Kolaveri.

Aksioni është kryer nga policia në kuadër të ngjarjes së zbardhur nga SPAK falë zbërthimit të mesazheve në aplikacionin “SkyEcc” ku kishte patur komunikime mes të përfshirëve në krimin e rëndë. Versus.al

Poll