AKTUALITET /

EMRI/ Atentat në Shkodër, 34 vjeçari ekzekutohet me armë zjarri në qendër të qytetit

Sipas policisë, autorët e dyshuar ishin dy persona të maskuar, të cilët e qëlluan Kola nga një motor në lëvizje dhe më pas u larguan pa u kapur.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Atentat në Shkodër, 34 vjeçari ekzekutohet me armë
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme.

34 vjeçari Kristian Kola, është qëlluar në ambjentet të jashtme të një lokali në lagjen 'Vasil Shanto' nga dy persona ende të paidentifikuar. 

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Versus.al

Poll