
Policia ka arrestuar 37 vjeçarin Bledar Balliu i cili prej tre muajsh kërkohej nga autoritetet për zjarrvënien ndaj një mobilerie në lagjen “28 nëntori” të Vlorës
Ngjarja ndodhi më 11 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pas disa hetimeve me metoda speciale u vërtetua se autor kishte qenë 37 vjeçari. Arrestimi i tij u bë nga forcat e policisë së Tiranës ku edhe ishte fshehur për më shumë se 3 muaj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme. Versus.al

