Një aksident i rëndë rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Fier–Vlorë, në zonën e Novoselës.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Rreth 30 metra larg vendit të përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, 24 vjeç.
Autoritetet policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ashtu, po punohet për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të këtij rasti tragjik./Versus.al

