AKTUALITET /

Kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra, GJKKO lë në fuqi masën për Belinda Ballukun

Balluku kishte ankimuar vendimin e datës 22 nëntor, me të cilin GJKKO caktoi ndaj saj dy masa sigurie: “pezullim nga ushtrimi i detyrës dhe funksionit” si dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, në kuadër të hetimeve për dyshime mbi shkelje të barazisë në tenderë.

Shkruar nga Versus
Kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra, GJKKO lë
Belinda Balluku

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shqyrtuar sot ankimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ndaj masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e pezullimit të vendosur më herët ndaj saj, duke mos pranuar kërkesën për ndryshimin e vendimit.

Balluku kishte ankimuar vendimin e datës 22 nëntor, me të cilin GJKKO caktoi ndaj saj dy masa sigurie: “pezullim nga ushtrimi i detyrës dhe funksionit” si dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, në kuadër të hetimeve për dyshime mbi shkelje të barazisë në tenderë.

Disa ditë pas vendimit fillestar, qeveria iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shqyrtimin e pezullimit të zv.kryeministres, duke e konsideruar masën si ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar vendimin e GJKKO-së si cenim të funksionimit të pushtetit ekzekutiv./Versus.al

Poll