AKTUALITET /

EMRI/ Aksident në Malësinë e Madhe, makina përplas për vd*kje këmbësoren

Shkruar nga Versus
EMRI/ Aksident në Malësinë e Madhe, makina përplas për
Vendi i aksidentit

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Malësinë e Madhe.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit.

Makina ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçare Prende Lulja e cila fatkeqësisht ka humbur jetën.

Uniformat blu shoqëruan në komisariat për veprime të më tejshme drejtuesin e automjetit, një shtetas slloven, Klemen Jakic.

Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Poll