AKTUALITET /

EMRI/ Digjet një barakë në Shkodër, pëson djegie i moshuari

Shkruar nga Versus

EMRI/ Digjet një barakë në Shkodër, pëson djegie i

Një barakë e vjetër është përfshirë nga flakët, brenda saj jetonte një 80 vjeçar. Si pasojë e flakëve i moshuari Sefer Balina pësoi djegie të konsiderueshme në trup.

Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, i cili i dha ndihmën e par,ë por kishte nevojë për ndërhyrje më të specializuar dhe për këtë arsye u nis me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të plagëve të rënda që ka pësuar nga djegiet në trup.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ishin fqinjët ata që vunë re flakët dhe njoftuan menjëherë zjarrfikësit për të ndërhyrë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes./Versus.al

Poll