Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i ka komunikuar akuzën edhe një polici të burgjeve, i cili dha kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një telefon gjatë shoqërimit të tij nga Durrësi.
Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, është marrë i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se i dha telefonin Erion Veliajt për të komunikuar gjatë kohës që transportohej nga Paraburgimi i Durrësit drejt Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë.
Episodi dyshohet se ka ndodhur më datë 11 Mars 2025.
Ndërkohë, prokuroria vazhdon të zhvillojë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes./Versus.al







