AKTUALITET /

EMRI/ I riu nuk i bindet urdhrit të policisë në Lezhë, efektivët qëllojnë në drejtim të makinës (VIDEO)

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkruar nga Versus
EMRI/ I riu nuk i bindet urdhrit të policisë në Lezhë,
Pamje nga vendngjarja

Paraditen e sotme, në rrugën Lezhë–Milot pranë fshatit Gajush, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Një i ri, identifikuar si Justin Dushku, ka refuzuar të ndalojë pjesëmarr në postbllok dhe ka tentuar të përplaste efektivët.

Patrulla e policisë rrugore i ka bërë me shenjë për të ndaluar, por Dushku ka vazhduar me shpejtësi, duke mos iu bindur komandave.

Mësohet se ai ishte pa leje drejtimi dhe patenta iu ishte hequr për shkelje të mëparshme. Për t’i dhënë fund tentativës së tij, policia ka qëlluar në drejtim të automjetit.

Nga të shtënat nuk është raportuar për persona të lënduar apo dëmtime të mjeteve të tjera apo kalimtarëve. Pas një ndjekjeje disa minutëshe, uniformat blu kanë arritur ta neutralizojnë dhe ndalojnë Dushkun, i cili tani ndodhet në komisariat.

Janë ngritur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa policia vazhdon verifikimet dhe mbledhjen e provave./Versus.al

Pamje nga vendngjarja: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll