Shkodër- Policia ka arrestuar 22 vjeçarin Ensi Shtubina i cili ishte shpallur në kërkim pasi në dhjetor të vitit të kaluar plagos me armë zjarri 24 vjeçarin A.B në lagjen “Skënderbeg”.
Operacioni u realizua në lagjen “Rus” ku i riu u kap duke lëvizur me pistoletë me vete. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për plagosjen që kreu në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 23 dhjetorit si pasojë e një konflikti çasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







