
Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar në një antenat mafioz pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit.
Ai po lëvizte bashkë me një person tjetër me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Shoferi ka mbetur i plagosur rëndë.
Atentati ka ndodhur pak pas orës 14.15 minuta, në një zonë ku ka një trafik të dendur dhe qarkullimi i mjeteve është shumë i ngadaltë. Një rrethanë që duket se ka ndihmuar vrasësit, për të shënjestruar objektivin e tyre. Dani, i cili ndodhej në anën e pasagjerit, ka mbetur vrarë në vend nga plumbat./Versus.al

