
Durrës- Një 53 vjeçar i identifikuar si Ilir Dervishi është arrestuar nga policia gjatë kontrolleve në lagjen nr.6.
Dervishi qarkullonte me një automjet në rrugën "Hysen Myshketa" në momentin kur u ndalua nga policia mbrëmjen e djeshme.
Policia kishte informacione se një person po lëvizte me armë zjarri në atë zonë dhe gjatë kontrollit në mjetin e Dervishit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë tip "Glock" të cilën 53 vjeçari e mbante në brez.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit". Versus.al
