
Sarandë- Një 44 vjeçar i identifikuar si Saimir Haxhi ka mbetur i plagosur me armë gjahu rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Dyshohet se Haxhi kishte hyrë për të vjedhur në një banesë në fshatin Markat dhe pronari i banesës ka qëlluar me çifte drejt tij duke e lënë të plagosur. Por vetë Markati ka deklaruar se është qëlluar gabimisht nga një gjuetar.
Pas ngjarjes ai u transportua për në spitalin e Sarandës dhe më pas në spitalin e Vlorës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Haxhi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al







