
Një rast i tentativës për trafik të armëve të zjarrit është zbuluar së fundmi në aeroportin e Rinasit. Në pranga ka rënë një 30 vjeçar shqiptar me banim në Itali.
I riu Halil Hysaj, po tentonte të dilte nga Shqipëria për të udhëtuar drejt Italisë. Por kontrollet me skaner pikasën brenda valixhes së tij një armë zjarri tip pistoletë e cila u sekuestrua së bashku me municionin luftarak.

Policia arrestoi 30 vjeçarin dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

