
Një 33-vjeçar, Gentjan Markaj është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në drejtim të një lokali në Kurbin, i cili ndodhej në pronësi të Fatjon Stakajt.
Sipas burimeve bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, përveçse dëme materiale.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta mes dy shtetasve.
Autori i dyshuar, Gentjan Markaj është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, sapo ka parë shërbimet e Policisë, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.
Ndërkohë, Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./ Versus.al







