AKTUALITET /

EMRI +VIDEO/ Arrestohet “skifteri” i Tiranës, brenda 48 orëve kreu 7 grabitje

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Shkruar nga Versus

EMRI +VIDEO/ Arrestohet “skifteri” i Tiranës, brenda 48

Në kuadër të aksionit të koduar 'Repeater' (Përsëritës), Policia e Tiranës ka arrestuar 23 vjeçarin, Oresti Terziu, me precedent të mërparshëm penal, pasi brenda 48 orëve kreu 7 grabitje.

Sipas uniformave blu, 23 vjeçari Terziu më 8 mars ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, ndërsa një ditë më pas ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 23 vjeçari.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeater”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje (3 prej tyre me thyerje), identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në pronat e tyre, gjatë ditëve të fundit, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni policor i koduar “Repeater”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Oresti Terziu, 23 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: