Të gjithë që jetojnë në Shqipëri dhe frymojnë nën të njëjtin qiell e dinë influencën e Ergys Agasit në qarkun e politikës dhe jo vetëm. Prej muaj të tërë, para dhe pas zgjedhjeve, emri i tij ka dalë nga goja e opozitarëve më shumë sesa emri i vetë kryeministrit Edi Rama. Akuza ishte e përbashkët: lidhja e tij me bandat e Durrësit. Akuzë kjo që kurrë nuk e mori formën e një kallëzimi zyrtar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sot, emri i tij doli sërish në sipërfaqe, njëherë si i arrestuar, më pas si një nga personat që i është kontrolluar banesa dhe bizneset. Asgjë më tej! Ai ende është në liri duke “shitur” një devotshmëri për hetime nga drejtësia e re që Rama në mandatin e tij të katër ka gjetur lirinë që ta sulmojë disa herë, edhe pse kurrë nuk e ka pranuar. Për të sulmet janë kritika.
Por le të rikthehemi të Ergys Agasi, njeriun hije që vetëm i dëgjojmë emrin dhe pakkush di çfarë influence ka në politikë. Sidomos mes socialistëve.
Burime për Versus.al bëjnë me dije se ndaj tij ka nisur një hetim për kontrabandën e cigareve. Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një grup të strukturuar kriminal në fushën e kontrabandës me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.
Fabrika i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 36 milionë euro dëm gjatë gjithë kohës që ka operuar. Në njoftimin zyrtar SPAK bëri me dije se 36 persona ishin marrë nën hetim. Mes tyre, ishin 29 janë punonjës të strukturave doganore që dyshohet se janë implikuar në këtë skemë. Në qendër të skemës së kontrabandës është, sipas SPAK, kompania “Albanian Tabak Fabrika e Cigareve” dhe pronarët e saj të mëparshëm, Ilir dhe Darjo Jashari. Prej shkurtit të këtij viti, kompania e prodhimit të cigareve, Albania Tabako u ble nga kompania “EA TOBACCO”. EA, shkurtimi për Ergys Agasin, i cili është akuzuar edhe nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj si ‘’koordinatori mes kryeministrit Edi Rama dhe grupeve kriminale”.
Në gati 40 të hetuar, SPAK çuditërisht nuk gjeti asnjë lidhje me Agasin. Sidomos para zgjedhjeve parlamentare.
Në aksione të tilla, kur dikush sa guduliset nga drejtësia e re, të tjerë as nuk preken fare, ka shumë pikëpyetje që qarkullojnë: kush e mbron? Pse është kthyer në një person të paprekshëm nga SPAK? Pse e ka më të thjeshtë SPAK të hetojë ministra të kabinetit se disa personazhe anonimë për publikun, pa asnjë kontribut në shoqëri?
Kanë ndonjë urdhër të posaçëm, apo thjesht kemi të bëjmë me një rast të rrallë pafajësie që SPAK nuk ka asnjë provë për ta.
Erion Veliaj u “dogj” nga një anonim që e kallëzoi, s ika mundësi që për dy personat më me shumë pushtet në Durrës, nuk doli asnjë “Hamza”? Kaq e madhe është influenca e tyre? Apo thjesht për momentin janë nën ombrellë dhe të paprekshëm?
Nga ato që janë denoncuar, roli i Agasit është më i qartë, lidhje me krimin për të siguruar vota. Po Gazheli ç’bën? Ka ndonjë lidhje kalimet ka kufi në dogana?
Kanë ndonjë lidhje akuzat e Berishës që shpesh herë pyet se përse kurrë në portin e Durrësit nuk kapet asnjë lëndë narkotike, as kanabis, as kokainë, asgjë tjetër. Veç tufa me para për hir të rutinës…
Sa duhet të presim për të marrë një përgjigje? Ose më saktë, edhe sa kohë do i duhen pushtetit të dy që të mësojmë se çfarë shërbimi i kanë bërë vërtetë qeverisë. Me siguri drejtësia i ka provat si në rastin e Troplinëve, thjesht i merr kohë përkthimi në shqip. /Versus.al







