Pas zhvillimit të kontrolleve nga autoritetet në banesën e tij, ka reaguar publikisht Ergys Agasi, duke theksuar se është i hapur ndaj çdo hetimi dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.
“Nuk jam i befasuar nga zhvillimet e fundit. Respektoj institucionet dhe kam besim te drejtësia. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj në çdo proces hetimor,” ka deklaruar Agasi përmes një reagimi në rrjete sociale.
Burime konfidenciale nga organet ligjzbatuese bëjnë me dije se kontrollet janë kryer në kuadër të një hetimi më të gjerë për veprimtari të dyshuara financiare, por pa dhënë detaje konkrete mbi ndonjë akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Agasit. /Versus.al







