AKTUALITET /

Ermal Dredha dekretohet nga Begaj si Ambasador i Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshteinit

Shkruar nga Versus

Ermal Dredha dekretohet nga Begaj si Ambasador i Zvicrës dhe

Ish kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha është dekretuar sot nga Presidenti Bajram Begaj si Ambasador i Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshteinit.

“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, njoftoi presidenca.

Ermal Dredha do të marri detyrën e re pas drejtimit të bashkisë Vlorë për dy vite, korrik 2023-10 shtator 2025.

Gjithashtu nga viti 2016 deri në vitin 2023 Ermal Dredha ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Poll