AKTUALITET /

"Çfarë s'ka bërë ai njeri", shokon Artan Hoxha: Erion Veliaj më ka kërcënuar familjarisht përmes bandave kriminale

Hoxha i bëri komentet teksa fliste për shkarkimin e Veliajt nga detyra e kryebashkiakut.

Shkruar nga Versus

"Çfarë s'ka bërë ai njeri", shokon Artan

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Log” ku është shprehur se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht nëpërmjet bandave kriminale.

Ndërsa komentonte votimin e këshillit bashkiak ku ishte propozuar shkarkimi i Veliajt nga detyra si kryebashkiak i Tiranës, Hoxha e cilësoi të gjithën si një shkelje të ligjit me argumentin se Veliaj duhej të ishte prezent.  Sipas tij, opozita duhej të sabotonte seancën dhe të mos lejonte që shkarkimi i Veliajt të ndodhte pa qenë ky i fundit në sallë.

"E kam provuar në kurriz çfarë është Erion Veliaj. Sulm personal, familjes, në media, në grupe kriminale. Çfarë nuk ka bërë ai njeri. Për fat të keq edhe këtë mundësi na e hoqën sot. Veliajt nuk duhet t'ia bënin këtë që bënë sot se është në shkelje. Prisja që opozita të kërkonte me çdo kusht prezencën e Erion Veliajt aty.

Të sabotonit seancën, të bëni çfarë të donit. Erion Veliaj duhet të ishte aty. E vunë para një procesi pa qenë vetë aty. Këshilltarët e PS që janë aty, Veliaj i ka qëmtuar vetë. Sot korri atë që mbolli."-deklaroi Hoxha mbrëmjen e djeshme. Versus.al

Poll