
Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët.
Në këtë zonë janë vërejtur re tymi dhe zjarri, i cili ka shpërthyer me intensitet të lartë, duke krijuar një vatër të madhe zjarri.
Zjarrfikësit kanë konstatuar se flakët kanë djegur edhe një nga eskavatorët (skrepët) që po punonte në fushën e mbetjeve.
Shtëllungat e tymit të zi, të përforcuara nga era, janë përhapur në ajër dhe kanë arritur në lagjet e banuara të qytetit.
Shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet janë mobilizuar menjëherë pas sinjalizimeve për të vënë nën kontroll flakët.
Kjo është hera e fundit që fusha e mbetjeve është përfshirë nga zjarri, pas tre incidenteve gjatë muajit qershor, në prag të sezonit turistik, ku dyshohej se zjarri ishte i qëllimshëm./Versus.al







