Elbasan- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një njësi shërbimi në fshatin Xhyrë në krah të aksit nacional Librazhd-Përrenjas.
Për shuarjen e zjarrit u aktivizuan dy automjete zjarrfikëse dhe 10 zjarrfikës. Si pasojë e flakëve u dogj plotësisht një kioskë në pronësi të Skënder Gegës si dhe dy automjete të parkuara pranë saj.
Fatmirësisht ndërhyrja në kohë shpëtoi nga zjarri dy kioskat e tjera në afërsi të vendngjarjes. Burime bëjnë me dije se shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar, por ka dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme. Mes automjeteve të djegura është edhe një automjet me targa greke, në pronësi të një emigranti të kthyer në vendlindje për festat e fundvitit. Versus.al

