AKTUALITET /

Flakët shkrumbojnë lokalin dhe apartamentin në Tiranë, evakuohen banorët

Fatmirësisht në të dyja rastet, nuk ka pasur persona të lënduar përveç dëmeve të shumta materiale.

Shkruar nga Versus
Flakët shkrumbojnë lokalin dhe apartamentin në Tiranë,
Foto ilustruese

Tiranë- Një lokal dhe një banesë janë shkrumbuar nga flakët gjatë ditës së sotme. Mësohet se rreth orës 03:25 të mëngjesit, në lokalin në pronësi të E.A, një defekt teknik shkaktoi flakë të cilat shkrumbuan plotësisht ambientin.

Ndërsa rreth orës 09:45 në katin e tretë të një banese në Shkozë ka rënë zjarr që ka shkaktuar dëme materiale. Policia evakuoi banorët dhe një grup hetimor u ngrit për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: