AKTUALITET /

Flakët shkrumbojnë “shtëpinë e barit” në Angli, dy shqiptarë përfundojnë në spital

Shkruar nga Versus

Flakët shkrumbojnë “shtëpinë e barit” në

Britani e Madhe- Një shtëpi në Shrewbyry Close në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke shkaktuar plagosjen e 4 personave.

Sipas policisë, banesa ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa shkaku për zjarrin dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola.

Burime bëjnë me dije se mes të plagosurve janë 2 shqiptarë nga Tepelena të cilët kanë pësuar djegie në disa pjesë të trupit. Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.

Në vendngjarje mbërritën 65 zjarrfikës për të shuar flakët e mëdha, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: