Një person është vrarë gjatë një dasme në një restorant në Ferizaj.
Vrasjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, majori Qazim Reka, ka thënë se ngjarja ka ndodhur jashtë një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Sot me 16.08.2024, ne ora 19/25, në rrugën Engjell Zefi në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave ,,Fron Pallac“ ka ndodhur një vrasje.
Me të marrë informacionin, menjëherë neë vendin e ngjarjes kanë dalur njesitet policore reaguese dhe hetuesit.
Sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor”, ka njoftuar majori Qazim Reka.







