
Trupi i pajetë i një gruaje rreth 40 vjeçe është gjetur nga banorët e zonës në ujërat e lumit Shkumbin. Sipas raportimeve, shtatë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga uji.
Gruaja ende e paidentifikuar dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor ndërsa të tjera detaje pritet të zbulohen nga policia.
Sakaq, trupi i pajetë është dërguar në morgun e Elbasanit ndërsa asnjë familjar nuk është interesuar ende për gruan e vdekur.
